Moderatori Alaudini Hamiti bëri një status në instagram duke shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren e njohur Tayna.
“Tayna është mishërimi i forcës dhe pavarsisë. Një superstar me kembë në tokë, që nuk dorzohet përballë asnjë sfide“ tha ai.
Tayna ka rrefyer në emisionin “Mimbrema Yje“, me Arbana Osmanin se ka kaluar një periudhë shumë të veshtirë si nga ana profesionale por edhe nga ana familjare, me sëmundjen e babait të saj.
Alaudini në postimin e tij ka theksuar që Tayna ka treguar forcë edhe në periudhën më të errët të jetës së saj.
“Në kohën kur po kalonte periudhën më të vështirë profesionale, ajo u perball edhe me dhimbjen më të madhe – semundjen e babait. Por ajo që bën unike është zemra e saj, që nuk rreshti kurrë së luftuari, as për ëndrrat e saj, as për familjen“ u shpreh Alaudini.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDXrCX3oFYX/?img_index=1