Dita e premte për territorin Shqiptar nis me mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të cilat më të dukshme si fillim do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke bërë që herë pas here të kenë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësira për momente të pakta me reshje shiu.
Më pas gradualisht këto vranësira të shpeshta do të përfshijnë të gjithë territorin duke bere që gjatë paradites të kemi mundesira me rreshje të izoluara shiu kryesisht në ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të bëjë vranësirat më të dendura duke bërë që të kemi prezente jo vetëm në ultësirën perëndimore por herë pas here rrjeshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e deborës.
Të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe më pak priten që rreshjet të jenë në zonat juglindore përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale kanë pësuar një rritje të tyre duke bërë që në qytetet e zonave malore të jenë luhatur në 1 apo 2 gradë celcius si Puka dhe Peshkopia.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mengjesit janë luhatur nga 5 deri në 11 gradë celcius në vijën bregdetare. Oret e mesditës do të sjellin një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 15 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët dhe në 14 gradë celcius në vijën bregdetare.
Ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 8 grade celcius. Parametri i erës herë pas here shfaqet problematike pasi do të jetë me një shpejtësi 55 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jugperëndimore. Orët e vona të natës sjellin një rënie të menjëhereshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të zgjerohet edhe harta e reshjeve të debores në territorin Shqiptar.