Dita e hënë parashikohet të jetë në mbizoterimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell përgjatë gjithë 24 orëshit. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të kemi alterime kthjellimesh dhe kalimesh vransirave.
Vranësira të cilat më të shpeshta do të bëhen në pjesën e dytë të ditës të fokusuara kryesisht në zonat verilindore dhe në skajin juglindor por nuk pritet të gjenerojnë rreshje. Përsa i përket temperaturave të ajrit kemi rritje të tyre në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të jenë të regjistruara në minus 4 grade celcus ne qytete si Peshkopia, Puka apo Erseka.
Po ashtu edhe në ultesirën perëndimore kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të jenë nga 2 dhe deri në vlerën 8 gradë celcus. Mesdita do të sjelli maksimume të cilat do të jenë në vlerën 14 gradë celcius në vijën bregdetare dhe në 13 gradë celcius do të kemi maksimumet në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore pritet që maksimumi të jetë jo më shumë se vlera 9 gradë celcus parametri i erës nuk do të jetë shqetësues pasi do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 38 kilometra në orë kryesisht nga veriu.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-30-dhjetor-2024/