Home ShowBiz Nga mungesa e të ëmës tek dhuna e ishit, Xheneta vjen me një rrëfim prekës për jetën
Nga mungesa e të ëmës tek dhuna e ishit, Xheneta vjen me një rrëfim prekës për jetën
0

Nga mungesa e të ëmës tek dhuna e ishit, Xheneta vjen me një rrëfim prekës për jetën

0
0

Xheneta është një nga personazhet më dinamik të Big Brother Vip. Duket se për lojë ajo është e aftë të bëjë pothuajse gjithçka. Së fundmi ajo ka ardhurn me një rrëfim të vështirë për jetën e saj. Dhe më herët ajo ka treguar se është rritur pa figurën e nënës në jetën e saj.

“Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fort dhe shembull sikursë Sabria. Nuk e di qysh mundet me kane një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo.

Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin. Ajo tha se pas një kohe, ai ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike.

‘Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës tonë ai nisi të dalë me vajza tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babin dhe Sabrinë dhe ju thash unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe vetën sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje u kanë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç’, tha mes lotëve Xheneta.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/

tags: