Dita e martë do të vijoj të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e para të mëngjesit dhe të mesditës të kemi intervale të gjata me kthjellime në të gjithë territorin. Për pjesën e dytë të ditës vija bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët do të jenë në dominimin e intervaleve të gjata me diell.
Ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqe të vransirave në zonat malore do të jenë të pakta kryesisht në shtrirjen lindore përsa i perket temperaturave të ajrit në oret e para të mengjesit kemi rritje të tyre duke bërë që në zonat malore të regjistrojnë në minus 3 gradë celcus në qytete si Puka, Peshkopia, Bulqiza apo dhe Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mëngjesit janë rregjistruar nga 3 deri në 9 gradë celcius në vijën bregdetare. Në orët e mesditës do të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në vijën bregdetare të jenë në 15 gradë celcus deri në 14 gradë celcus kemi maksimume në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore temperaturat e ajrit afrohen shumë pranë vlerës 10 gradë celcus parametri i erës gjatë paradites do të jetë me një shpejtesi jo më shumë se 30 kilometra për orë. Në orët e pasdites herë pas here fiton shpejtësi do të jetë deri në 35 kilometra për orë kryesishte nga drejtimi veriperëndimor
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-31-dhjetor-2024/