Nuk i lejon fëmijët të takojnë Drenushën në BBVK, Atilla zbulon pse ka marrë një vendim të tillë
Historia e Drenushës me fëmijët dhe divorci nga Atilla ka qenë një nga çeshtjet më të komentuara në mediat rozë.
U duk sikur dyshja sheshuan diferencat për hatër të fëmijëve. Në takimin me të ëmën e saj Drenusha ka kuptuar se Atilla nuk e lejon që të takojë fëmijët në Big Brother Vip Kosova.
Në daljen e tij të fundit ai ka sqaruar pse ka marrë një vendim të tillë.
“Unë nuk ua mohoj nënën, as nuk i ndal fëmijët prej nënës. Asnjë fjalë të keqe nuk kam thënë për të! E kundërta është, unë e kam të detyrueshme si prind t’i mbroj fëmijët. Nuk sillet fëmija në 11 e 30 të natës. Problemi është te produksioni. Është zgjedhja e saj që ka qëndruar brenda,tha Atilla, duke theksuar se vendimi për të mos lejuar fëmijët të shfaqen në Prime ka qenë një vendim i marrë që në fillim dhe i diskutuar me të gjithë. Atilla gjithashtu shtoi se ai nuk kishte qenë i informuar që Drenusha do të hynte në Big Brother dhe se ai kishte preferuar që fëmijët të mos ekspozoheshin në një format kaq të ngarkuar, për shkak të ndikimeve të mundshme. “Nuk është se nuk i ekspozoj unë fëmijët, i kemi rrjetet sociale, e kemi jetën tonë, por tani aty nuk kam pasur dëshirë,” përfundoi ai.
Linku:Big Talk
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/atillakardesh/