Home Aktualitet Sipas raportit të fundit shqiptarët kryesojnë listën për krime seksuale në Britaninë e Madhe
Sipas raportit të fundit shqiptarët kryesojnë listën për krime seksuale në Britaninë e Madhe
0

Sipas raportit të fundit shqiptarët kryesojnë listën për krime seksuale në Britaninë e Madhe

0
0

Emigrantët e huaj në Britaninë e Madhe e kryesisht shqiptarët kanë gjasa 3 herë më shumë se ata britanikë për të kryer krime, e sidomos krime seksuale.

Gjetjet janë evidentuar në një raport të hartuar nga Qendra e Britanisë së Madhe për Kontrollin e Migracionit.

Sipas këtij raporti, shqiptarët renditen në krye të listës së emigrantëve të huaj në Britani të Madhe që kanë më shumë se 3 herë rrezikshmëri për të kryer krime seksuale, raporton media e huaj.

Këto përfundime janë nxjerrë pas analizave të të dhënave të marra nga policia britanike dhe Ministria e Brendshme.

Policia britanike ka arrestuar më shumë se 9000 persona që i përkasin një shtetësie të huaj me akuzën e krimeve seksuale në 10 muajit e parë të vitit të kaluar.

Tabela e cila rendit shtetësitë me përqindjen më të lartë të këtyre krimeve, vendos shqiptarët në krye të saj, si kombësinë më të mundshme për t’u arrestuar.

Pas tyre vijnë afganët, irakenët, algjerianët dhe somalezët. Për të gjitha krimet, shtetasit e huaj u arrestuan me dyfishin e shkallës së vendasve , duke llogaritur 131 mijë nga arrestimet prej Janarit e deri në Tetor të vitit 2024.

Linku: https://www.telegraph.co.uk/news/2025/01/05/foreign-national-crime-league-table-sexual-offence-migrants/

Burimi i fotos:pexele.com

tags: