Largimi i Gjestit nga Big Brother Kosova dhe rikthimi në Big Brother Vip 4 në Shqipëri ka qenë një nga lëvizjet më të zhurmshme të momentit në mediat rozë.
Duket se ajo që e ka përjetuar më keq largimin e tij është Xheneta. Ajo gjatë kësaj kohe është parë super e mërzitur dhe duke qarë në cepat e shtëpisë vip.
Kujtojmë se dyshja ishin në një romancë e cila stopoi por duket se Xheneta vijon të ketë tërheqje për të akoma.
Ajo u shpreh se çdo vend i kujton Gjestin brenda asaj shtëpie.
Megjithatë banorët janë munduar ta qetësojnë duke i thënë se dhe pak kohë ka mbetur për të qëndruar brenda. Si do të reagojë Xheneta për lëvizjen e Gjestitn ë BBV4 mbetet për tu parë.
Largimin e tij nga shtëpia vip ajo e ka cilësuar sit ë padrejtë pasi ka pasur shumë banorë të tjerë që kanë qëndruar pa dhënë shumë në atë spektakël.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/