‘Për gruan dhe nënën më të jashtëzakonshme’, William i bën urimin special partneres në ditën e lindjes
Kate feston ditëlindjen dhe ky vit për të dhe familjen e saj nuk ka qenë aspak i lehtë.
Princesha po lufton me betejën e vështirë të kancerit. Pak muaj më parë i është nënshtruar kimioterapisë dhe gjërat duket se po ecin mirë për shëndetin e saj.
Në ktë ditë speciale për të nuk kishte si të mungonte urimi i mashkullit të zemrës William i cili i ka qenë supoorti më i madh i familjes në këto ditë jo të lehta.
Princi William i Uellsit ka uruar gruan e tij, Kate Middleton, për ditëlindjen e 43-të, duke e lavdëruar për forcën dhe guximin e treguar gjatë vitit të kaluar. Ai ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
Për gruan dhe nënën më të jashtëzakonshme. Forca jote gjatë këtij viti ka qenë e pabesueshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.
Linku:https://x.com/KensingtonRoyal?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetemb
Burimi i fotos:https://x.com/KensingtonRoyal?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetemb