Xumi duket se afërsia e Eglit me Gjestin e ka nxjerrë më shumë nga vetja dhe ai ka shpërthyer në kërcënime. Ai dëgjohet të përdorë fjalë të rënda ndaj tij.
“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet 120″, thotë Xumi pë Gjestin.
Gjatë kësaj deklarate ka qenë prezente dhe Egli e cila ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së tij të përdorur.
“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, robi tjetër shkon në shtëpi. Edhe mua, edhe Jozin ti mund t’i marrësh zvarrë, por burgun dhe përgjegjësinë ligjore për të marrë zvarrë e bën ti”, i thotë ajo Xumit, ndërsa banori shihet më i qetë.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/