Aktori i njohur Florian Binaj ka qenë i ftuar në emision e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”. Ku ka folur dhe për emisionin e humorit që ai punoi për shumë vite rradhazi “Portokalli”. Florjani ka treguar se “Portokallia” nuk është më si dikur dhe se nuk ka më entuziazëm nga ana e aktorëve.
Florjan Binaj: “Më vjen keq kur e shoh dhe nuk dua ta shoh diçka ku kam dhënë 18 vite të jetës sime në atë gjëndje. Sinqerisht ndjehem keq sepse ka rënë entuziazmi mjafton të shikosh sytë po ti mbulosh sytë të gjithë aktorëve dhe ti lësh vetëm sytë do i shohësh të gjithë të trishtuar. Lozin pa qejf, kanë ngelur po ke ato personazhe nuk ka më entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Dikur ishte garë e madhe fillimi i çdo sezoni kush sillte 5 ose 6 personazhe ishte më i dobëti ndërsa tani ke po 5 apo 6 vite që janë të njëjtat personazhe edhe të vjen keq.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DBjYwrntFvp/?hl=en&img_index=1