E gjithë situata nisi disa ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një interviste në emisionin “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer dhe ngriti dyshime se mes ish-shoqes së saj dhe ish-partnerit mund të kishte lindur një romancë.
Por përgjigjja e ish-banores së “Big Brother VIP Albania” nuk ka munguar. Në një lidhje telefonike për emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi, Loredana mohoi kategorikisht çdo raport romantik me këngëtarin.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” u shpreh ajo.
Më tej, Loredana theksoi se Gjesti nuk është tipi i mashkullit që ajo preferon, ndërsa nuk kurseu as ironinë ndaj aludimeve që po qarkullojnë në rrjet.
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë,” tha ajo.
Sa i përket fotove që u bënë virale në rrjetet sociale, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, Loredana sqaroi se gjithçka ka qenë thjesht rastësi dhe jo një takim i planifikuar.
Ndërkohë, raporti mes Xheneta Fetahut dhe Loredana Bratit duket se është krisur plotësisht, pasi prej ditësh po përflitet se miqësia e tyre ka marrë fund pikërisht për shkak të këtyre aludimeve që lidhen me Gjestin.
Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=YLFja_JMtGk
foto:https://www.instagram.com/loredanabrati13/