Home ShowBiz Juela Nikolli thumbon Selin: “Lojën ia ka bërë familja, nuk e ka merituar finalen”
Juela Nikolli thumbon Selin: “Lojën ia ka bërë familja, nuk e ka merituar finalen”
0

Juela Nikolli thumbon Selin: “Lojën ia ka bërë familja, nuk e ka merituar finalen”

0
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Juela Nikolli, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e Selinit në format, duke hedhur kritika të forta ndaj lojës së saj dhe arritjes deri në finale.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Juela u pyet nga moderatori Ronaldo nëse mendonte se Selin e kishte merituar finalen apo edhe fitoren e mundshme. Ajo u shpreh se nuk e ka ndjekur shumë lojën e saj, por sipas perceptimit që ka krijuar, Selin nuk i ka transmetuar emocione të forta si banore.

“Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur. Mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente. Ia kam thënë se e shoh si një moderatore të zonjën”, tha fillimisht Juela.

Më tej, ish-banorja bëri deklaratën që ka ndezur reagimet në rrjetet sociale, duke pretenduar se mbështetja kryesore e Selinit ka ardhur nga jashtë shtëpisë, konkretisht nga familja e saj.

“Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë. Për mua nuk e ka merituar”, u shpreh Juela.

Sipas saj, finalistë më të denjë kanë qenë Rogerti dhe Miri, me të cilët ajo tha se ka ndarë më shumë dinamika dhe lojë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”, deklaroi ajo.

Deklaratat e Juelës kanë sjellë reagime të shumta në rrjet, ku fansat e formatit janë ndarë në mendime lidhur me finalistët dhe mënyrën se si publiku ka votuar gjatë gjithë spektaklit.