Home ShowBiz Tensione të forta në “Ferma VIP”, Zhaku shpërthen ndaj Mozës me gjuhë fyese
Tensione të forta në “Ferma VIP”, Zhaku shpërthen ndaj Mozës me gjuhë fyese
0

Tensione të forta në “Ferma VIP”, Zhaku shpërthen ndaj Mozës me gjuhë fyese

0
0

Atmosfera në “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një debat mes banorëve degradoi në përplasje të forta verbale dhe momente të sikletshme për publikun.

Në qendër të debatit ishte Zhaku, e cila humbi kontrollin gjatë diskutimit me banorët e tjerë, duke ngritur tonet dhe shpërthyer me nervozizëm në oborrin e fermës.

Fillimisht, situata nisi si një bisedë mes grupit, por tensioni u rrit shumë shpejt, ndërsa Zhaku shprehu hapur pakënaqësinë për eksperiencën brenda fermës dhe presionin emocional që, sipas saj, ka përjetuar gjatë qëndrimit në reality show.

“Lash momentet e mia për të ardhur të rrija këtu me ju”, u shpreh ajo me tone të larta, duke treguar frustrimin e akumuluar.

Megjithatë, situata mori një kthesë më të rëndë kur debati u fokusua tek Moza. Në kulmin e nervozizmit, Zhaku përdori gjuhë fyese dhe komente vulgare ndaj saj, duke habitur banorët dhe publikun që po ndiqte spektaklin.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar sjelljen si të papërshtatshme dhe jashtë etikës së programit.

Ndërkohë, banorët e tjerë janë përpjekur të qetësojnë situatën dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit, ndërsa pritet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas incidentit që ka ndezur menjëherë diskutime online.

Burimi;https://www.instagram.com/zhaku_inida_gjata/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/zhaku_inida_gjata/?hl=en