Home ShowBiz Dua Lipa ndan me botën vendet që duhet t’i vizitojnë në Prishtinë
Dua Lipa ndan me botën vendet që duhet t’i vizitojnë në Prishtinë
0

Dua Lipa ndan me botën vendet që duhet t’i vizitojnë në Prishtinë

0
0

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me publikun një listë të vendeve të saj të preferuara në qytete të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Prishtinën, vendlindjen e familjes së saj.

Nisma është realizuar në bashkëpunim me Google Maps dhe platformën Service95, duke u mundësuar përdoruesve të zbulojnë lehtësisht rekomandimet e artistes përmes aplikacionit të njohur të hartave.

Në mesin e vendeve që Dua Lipa sugjeron të vizitohen në kryeqytetin e Kosovës është Galeria Kombëtare e Kosovës, një nga institucionet më të rëndësishme të artit në vend, e njohur për promovimin e artit bashkëkohor dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Artistja rekomandon gjithashtu Tregun e Gjelbër, një nga hapësirat më autentike të Prishtinës, ku vizitorët mund të përjetojnë atmosferën e përditshme të qytetit. Pranë tij, ajo veçon edhe Muzeun Etnologjik të Kosovës, një monument i shekullit XVIII që pasqyron historinë dhe traditat e vendit.

Sa i përket gastronomisë dhe jetës urbane, Dua Lipa ka përfshirë në listën e saj disa prej lokaleve më të njohura të kryeqytetit, si Tiffany, Soma Slow Food, Churchill dhe Basilico, vende që sipas saj ofrojnë përvoja të veçanta për vendasit dhe turistët.

Në rekomandimet e artistes nuk mungon as Sunny Hill Festival, festivali ndërkombëtar i muzikës që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Përmes kësaj iniciative, Dua Lipa vazhdon të promovojë Prishtinën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke i ftuar vizitorët të zbulojnë kulturën, historinë dhe mikpritjen që ofron kryeqyteti kosovar.