Home Lifestyle Parashikimi i motit 10 Qershor 2026
Parashikimi i motit 10 Qershor 2026
0

Parashikimi i motit 10 Qershor 2026

0
0

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë vendin tonë. POR parashikohet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të shpeshta të vranësirave, gjithashtu do të rritet lagështira në ajër duke sjellë në shtrirjen Lindore momente me reshje të përkohëshme shiu të cilat më të fokusuara pritet të jenë në skajin Juglindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Pukës deri në 37°C vlera maksimale e cila do të shënohet  në Elbasan. 

Era do fryjë VIJOJE  e lehtë; me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.