Home ShowBiz Kuko mohon pretendimet për kamerat inteligjente që filmojnë protestuesit: “Nuk ka sens të fotografosh njerëzit në protestë”
Kuko mohon pretendimet për kamerat inteligjente që filmojnë protestuesit: “Nuk ka sens të fotografosh njerëzit në protestë”
0

Kuko mohon pretendimet për kamerat inteligjente që filmojnë protestuesit: “Nuk ka sens të fotografosh njerëzit në protestë”

0
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Antonela Kuko, ka hedhur poshtë pretendimet se kamerat e vendosura mbi godinat shtetërore përdoren për të filmuar apo identifikuar protestuesit.

Gjatë një interviste me gazetarin Endri Sharka, Kuko deklaroi se nuk ka dijeni për ekzistencën e “kamerave inteligjente” që monitorojnë pjesëmarrësit në protesta dhe theksoi se vendosja e kamerave në institucione shtetërore është një detyrim ligjor për arsye sigurie.

“Ka një ligj që thotë që çdo godinë e sigurisë së caktuar duhet të ketë kamera. Çdo bankë duhet të ketë kamera, çdo objekt kulti, çdo ministri duhet të ketë kamera”, u shpreh ajo.

E pyetur për personat që pretendohet se fotografojnë protestuesit nga godinat shtetërore, Kuko tha se nuk ka parë raste të tilla dhe i cilësoi si të pabazuara dyshimet për monitorim të organizuar.

“Nuk ka sens të fotografosh, se çfarë do bësh me atë. Është absurde. Të rrinë të qetë, nuk ka”, deklaroi deputetja socialiste.

Në fund të bisedës, Kuko shtoi se nuk ka informacion nëse kamerat e përmendura përdorin inteligjencë artificiale, duke thënë se kjo do të duhej verifikuar.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=steYdjqeVbg

Foto;https://www.youtube.com/watch?v=steYdjqeVbg