Home ShowBiz Taylor Swift thuhet se eci drejt altarit nën tingujt e hitit të saj ikonik “Love Story”
Taylor Swift thuhet se eci drejt altarit nën tingujt e hitit të saj ikonik “Love Story”
0

Taylor Swift thuhet se eci drejt altarit nën tingujt e hitit të saj ikonik “Love Story”

0
0

Detaje të reja po dalin në dritë nga dasma e shumëpërfolur e Taylor Swift dhe Travis Kelce, një nga çiftet më të ndjekur të momentit.

Sipas Us Weekly, ylli i muzikës pop eci drejt altarit ndërsa një kuartet me instrumente me tela interpretonte një version instrumental të një prej këngëve më të njohura të karrierës së saj, “Love Story”, hiti i publikuar në vitin 2008.

Momenti u cilësua si një nga më emocionuesit e ceremonisë, ndërsa Taylor dhe Travis shkëmbyen betimet e martesës mes lotëve dhe emocioneve të forta.

“Betimet e ndjera i rikthyen të gjithë te mënyra se si ata u njohën për herë të parë dhe te rrugëtimi që i solli deri në këtë moment,” tha një burim për Us Weekly.

Një tjetër burim zbuloi se ishte Travis Kelce ai që u emocionua më shumë gjatë ceremonisë.

“Travis u përlot edhe më shumë se Taylor. Ata ndanë kujtime dhe detaje shumë personale, disa prej të cilave as të ftuarit më të afërt nuk i kishin dëgjuar më parë.”

Përzgjedhja e “Love Story” për hyrjen e nuses nuk ishte aspak rastësore. Kënga, e cila u publikua si singëlli kryesor i albumit “Fearless” në vitin 2008, konsiderohet një nga projektet më të suksesshme të Taylor Swift dhe mbetet një prej himneve më të dashura të fansave të saj.

Vetë këngëtarja ka treguar më parë historinë që fshihet pas krijimit të saj. Në një intervistë për The New York Times Magazine, të publikuar në muajin maj, Swift rrëfeu se e shkroi këngën kur ishte vetëm 17 vjeçe.

“Mendoj se hera e parë kur ndjeva se nuk më interesonte nëse njerëzit do ta urrenin një këngë, sepse unë e doja aq shumë, ishte kur shkrova ‘Love Story’. Isha 17 vjeçe, ulur në dhomën time, e zemëruar me prindërit e mi sepse nuk më lejonin të dilja me një djalë që ishte më i madh se unë. Në fakt, as nuk duhej të dilja me të,” u shpreh artistja.

Megjithëse çifti ka zgjedhur të mbajë private shumë detaje nga ceremonia, informacionet që po publikohen gradualisht kanë ngjallur interes të madh te fansat, të cilët e kanë cilësuar dasmën si një përrallë moderne, të shoqëruar nga muzika që shënoi fillimet e karrierës së Taylor Swift.