Georgina Rodriguez shfaqet me bikini dhe unazën e fejesës, ndërsa përflitet për martesë me Cristiano Ronaldon
Georgina Rodriguez ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë disa momente nga pushimet e saj, ku shfaqet me bikini të zeza dhe vë në pah unazën e madhe të fejesës me diamant.
Modelja 32-vjeçare ka pozuar në plazh, duke ekspozuar format e saj, ndërsa në disa prej fotografive ka bërë që unaza e fejesës të binte veçanërisht në sy. Ajo ka publikuar gjithashtu një foto familjare me të fejuarin e saj, Cristiano Ronaldo, dhe djalin e tij të madh, Cristiano Junior.
Postimet e saj vijnë në një kohë kur po qarkullojnë zëra për një martesë të mundshme mes çiftit. Sipas spekulimeve, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të kurorëzojnë lidhjen e tyre këtë fundjavë në Portugali.
Raportohet se ceremonia mund të organizohet në pronën e njohur Quinta da Regaleira, në Sintra, megjithëse çifti ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë së bashku prej rreth tetë vitesh. Ata e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2016, pasi u njohën në Madrid. Çifti u fejua në gusht të vitit të kaluar, kur Georgina ndau lajmin në Instagram me mbishkrimin: “Po, e dua”.
Ata kanë së bashku dy vajza, Alanën dhe Bellën, ndërsa familja e tyre përfshin edhe fëmijët e tjerë të futbollistit portugez.