Home Lifestyle Divorci i heshtur”, fenomeni që po përhapet mes grave të martuara
Divorci i heshtur”, fenomeni që po përhapet mes grave të martuara
0

Divorci i heshtur”, fenomeni që po përhapet mes grave të martuara

0
0

Një numër në rritje grash po tërhiqen emocionalisht nga martesat e tyre, por zgjedhin të mos divorcohen për shkak të kostove financiare, procedurave të vështira dhe tronditjeve familjare që mund të sjellë ndarja.

Fenomeni, i njohur si “quiet quitting” i martesës – ose “dorëheqja e heshtur” – u trajtua së fundmi në podcastin e Oprah Winfrey. Emisioni mori shkas nga një artikull i gazetares Monica Corcoran Harel, i cili tërhoqi vëmendje të madhe në internet.

Termi përshkruan gratë, veçanërisht ato në të 40-at, të cilat vazhdojnë të jetojnë me bashkëshortët, por janë shkëputur emocionalisht nga marrëdhënia. Ato nuk presin më afërsi, mbështetje apo ndryshim dhe përqendrohen te fëmijët, puna dhe jeta personale.

Në diskutim, Oprah bisedoi me gazetaren Monica Corcoran Harel, terapisten Nedra Glover Tawwab dhe autoren Julie Menanno. Sipas përshkrimit të episodit, ato analizuan arsyet përse disa gra qëndrojnë në martesa edhe kur ndihen të palumtura ose të paplotësuara.

Ekspertët theksojnë se kjo sjellje nuk është krejtësisht e re. Gratë janë distancuar emocionalisht nga martesat problematike edhe në dekadat e mëparshme, por sot fenomeni ka marrë një emër dhe po diskutohet më hapur.

Megjithatë, tërheqja emocionale nuk shihet domosdoshmërisht si zgjidhje afatgjatë. Ajo mund të sinjalizojë se komunikimi dhe intimiteti në çift janë dëmtuar rëndë. Në raste të tilla, ekspertët këshillojnë biseda të sinqerta, vendosjen e kufijve dhe, kur është e mundur, ndihmën e një terapisti çifti.