Home ShowBiz Fjolla Morina: “Jeta nuk është vetëm burrë, kam vendosur të jem vetë”
Fjolla Morina: “Jeta nuk është vetëm burrë, kam vendosur të jem vetë”
0

Fjolla Morina: “Jeta nuk është vetëm burrë, kam vendosur të jem vetë”

0
0

Fjolla Morina  së fundmi ka folur për jetën e asaj personale, duke treguar se vitet e fundizt pas përvojave të hidhura që ka kaluar

ka zgjedhur të ka folur hapur për jetën e saj personale, duke treguar se pas përvojave të viteve të fundit ka zgjedhur të jetojë e vetme dhe të gjejë përmbushje te familja dhe fëmijët e saj.

E ftuar në emisionin “Prive Summer”, këngëtarja tha se një lidhje dashurie nuk e konsideron më të domosdoshme për të qenë e lumtur. Sipas saj, përvojat personale i kanë ndryshuar këndvështrimin ndaj jetës dhe marrëdhënieve.

“Gjatë viteve të fundit kam bërë eksperienca dhe kam vendosur të jem vetë, duke u përmbushur me dashurinë e familjes dhe të fëmijëve. Nuk dua të fus më dikë në jetën time. Kam arritur në përfundimin se duhet të shikosh më së pari veten, sepse jeta nuk është vetëm burrë. Jam e përmbushur me fëmijët, ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Fjolla.

Deklarata e saj lë të kuptohet se këngëtarja po kalon një periudhë të re, ku prioritet i ka dhënë qetësisë personale dhe kohës pranë njerëzve më të afërt.

Prej kohësh, Fjolla Morina është shfaqur më e tërhequr edhe në aspektin profesional, duke mos publikuar projekte muzikore me të njëjtin ritëm si më parë. Dalja në “Prive Summer” vjen pas një periudhe me më pak intervista televizive, ndërsa një nga paraqitjet e saj më të komentuara së fundmi ishte pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova 4”.

Megjithatë, Fjolla Morina mbetet një emër i ndjekur në showbizin shqiptar. Mbetet të shihet nëse, pas kësaj periudhe të fokusuar te jeta personale, ajo do të rikthehet edhe me projekte të reja muzikore.