Home ShowBiz Joz Marku lirohet nga burgu ” E godita vetëm njeherë”
Joz Marku lirohet nga burgu ” E godita vetëm njeherë”
0

Joz Marku lirohet nga burgu ” E godita vetëm njeherë”

0
0

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Joz Markun, në lidhje me ngjarjen ku pretendohet se është sulmuar Eduard Kuçi.

Ndërkohë, shoferi i tij, Kristjan Nikolli, është lënë në arrest, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes vijojnë.

Gjatë seancës, Joz Marku ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në një moment gjaknxehtësie. Ai ka pretenduar se nuk e njihte më herët Eduard Kuçin, por se e kishte njohur përmes rrjeteve sociale, ku sipas tij, Kuçi kishte ofenduar familjen e tij.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen. E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, mësohet të ketë deklaruar Marku.

Nga ana tjetër, Kristjan Nikolli ka mohuar të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje natën kur ka ndodhur episodi. Ai ka deklaruar se në atë kohë ndodhej në një dasmë, duke theksuar se miqësia e tij me Joz Markun është e njohur publikisht.

Nikolli është pyetur gjithashtu për municionin e gjetur në banesën e tij. Sipas deklarimit të tij, fishekët ishin të ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme.

“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka deklaruar Nikolli.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është marrë në kuadër të hetimeve për sulmin ndaj Eduard Kuçit, ndërsa pritet që organet kompetente të sqarojnë më tej rolin e secilit person të përfshirë dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Burimi;https://www.instagram.com/joz_marku/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/joz_marku/?hl=en