Deklarata shokuese e Presidentit, fton popullin të qëllojë me armë zyrtarët e korruptuar
“Qëllojini me armë, por mos i vrisni”, kjo është padyshim deklarata më shokuese e ardhur nga një zyrtar i lartë i shtetit drejtuar popullit të tij.
Presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte duke dashur të godasë fenomenin e korrupsionit në vend i ka ftuar të gjithë qytetarët që mos i tolerojnë zyrtarët që kërkojnë ryshfet në këmbim të një shërbimi.
“Nëse ju paguani taksa dhe një zyrtar ju kërkon lekë, merrni armën dhe qëllojeni, por mos e vrisni”.
Këto kanë qënë disa nga fjalët e presidentit i cili madje edhe i ka sugjeruar qytetarët se ku ti qëllojnë zyrtarët me qëllim që mos ti vrasin dhe të përfitojnë nga lirimi me kusht.
“Qëllojini në këmbë, ose në ndonjë vend ku e dini që nuk rrezikohet jeta e tyre”, ka vijuar më tej 74 vjeçari, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të denoncojnë çdo rast korrupsioni të zyrtarëve të qeverisë.
Ai ka menduar që ti përballë si ankimuesin edhe zyrtarin në zyrën e tij dhe ta lejojë qytetarin që ta godasë me shpulla zyrtarin e korruptuar.
Nëse nuk e ndalojmë në kohë korrupsionin vijon më tej Duterte, ai do të shndërrohet në një krimb brenda shtetit, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.
Link: https://www.arabnews.com/node/1554176/world
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/rodrigo-duterte-on-stage-1394506/