Vetëm pak kohë pas të atit këngëtarja e njohur Big Mama humbet edhe një tjetër familjar të sajin.
Përmes një statusi në instagram këngëtarja njofton largimin nga jeta të xhaxhait.
Ajo ka postuar një foto në instastory me të, ndërsa shprehet e hidhëruar për këtë humbje.
“U prehsh në paqe axha Is, nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcolli ai ty i pari, po neve na latë shumë keq, pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ua bëftë shumë mirë aty.. do na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do shuhen asnjëherë, të kam dasht shumë si baban, por Zoti ju deshti më shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt, nuk do t’ju harrojmë kurrë. Gjithmonë do t’ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemër gjerësinë që kishit.”
Shkruan Big Mama në statusin e saj prekës në instagram.
Kjo është humbja e dytë brenda pak kohësh në familjen e këngëtares.
Në fillim të muajit nëntor Big Mama humbi të atin, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Link: https://www.instagram.com/bigitos/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4ak7JQHESi/