Home ShowBiz Rita Petro flet për herë të parë e indinjuar pas akuzave, “ja përse e votova Arilenën”
Rita Petro flet për herë të parë e indinjuar pas akuzave, “ja përse e votova Arilenën”
0

Rita Petro flet për herë të parë e indinjuar pas akuzave, “ja përse e votova Arilenën”

0
0

Festivali i 58 i këngës në RTSH është shoqëruar me polemika nga më të ndryshmet lidhur me pikët e jurisë shqiptare.

Kjo e fundit u kryqëzua në rrjetet sociale pasi me votat e saj të ulëta kundrejt Elvanës i dhanë çmimin e parë Arilenës.

Pas gjithë kësaj zhurme, ka reaguar për herë të parë shkrimtarja Rita Petro e cila i dha Elvanës 8 pikë, ndërsa pikët maksimale ja dha Arilenës.

Ajo thotë se ka votuar Arilenën pasi ishte më shumë në shijet e saj, ndërsa sa i takon aludimeve për përllogaritje të votave ajo i ka mohuar kategorikisht.

E ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, Rita ka sqaruar se as ajo dhe as kolegët e tjerë të jurisë nuk kanë diskutuar asnjëherë me njëri tjetrin për votat.

Ajo thotë gjithashtu se nuk e dinte se sa pikë kishin dhënë anëtarët e jurisë së huaj e për pasojë nuk kishte se si të llogariteshin pikët.

“Unë e kam ndier vetën të fyer”, thotë Rita sidomos pasi u bë ndarja midis jurisë së huaj e cila u konsiderua profesioniste dhe asaj shqiptare që u quajtur e korruptuar.

Rita ka folur gjithashtu edhe në emër të koleges së saj muzikologes Mikaela Minga e cila i dha Elvanës vetëm dy pikë.

Ajo tha se asnjëherë nuk ishte diskutuar për votat dhe se gjithçka ka qenë individuale.

https://www.youtube.com/watch?v=xF6n5cBwWW0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xF6n5cBwWW0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4uudP0A_o-/