Home ShowBiz Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur
Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur
0

Merr fund miqësia midis Alketës dhe Arilenës, këngëtarja bën veprimin e papritur

0
0

Pas përfundimit të Festivalit të 58-të të këngës në RTSH duket se ka përfunduar edhe miqësia midis moderatores Alketa Vejsiu dhe fitueses së festivalit, këngëtares Arilena.

Moderatorja menjëherë pas shpalljes së fitueses ka bërë një status të gjatë ku i uroi fitoren Arilenës, por u shpreh kundër jurisë shqiptare që i dha pikët minimale Elvanës.

Mesa duket ky status, nuk i ka pëlqyer aspak Arilenës e cila ka reaguar menjëherë duke e mos e ndjekur më në instagram moderatoren.

Pak orë më vonë të njëjtën gjë ka bërë edhe Alketa e cila nuk e ndjek më këngëtaren në instagram.

Moderatorja në fakt e ka sqaruar disa herë se në rastin konkret debate nuk duhet të përqëndrohet tek dy kandidatet në fjalë, por tek juria shqiptare dhe mënyra e tyre e votimit.

Madje ajo është ndalur të falënderojë të gjithë artistët pjesëmarrësh, pavarësisht nëse fituan apo jo dhe pavarësisht nëse dolën apo jo në finale.

https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/

Link: https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/

https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/

Link: https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6YxMhkn8Z9/https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/