Balerini i njohur Ilir Shaqiri i cili prej vitesh jeton në Itali së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ka festuar së fundmi 17 vjetorin e martesës.
Ai ka vendosur ta kujtojë këtë ditë me një foto shumë të veçantë nga dasma e tyre 17 vite më parë.
Krahas fotos ku pozojnë të dy së bashku në ditën e tyre të veçantë Iliri i bën dedikimin më të veçantë të shoqes.
“Mbas gjithë këtyre viteve, nuk e di nëse ende të meritoj, por e di me siguri që të dua”, shkruan Iliri në foton e dasmës së tyre.
Ndërsa bashkëshortja e tij Emanuela Morini shkruan: “E meritojmë njëri tjetrin, kanë kaluar 17 vite që kur i kemi thënë njëri tjetrit po dhe ndoshta sot duhemi më shumë se më parë”.
Ata kanë së bashku një vajzë Emilin me të cilën postojnë vazhdimisht foto e video të shumta familjare.
https://www.instagram.com/p/B6sFYAOhOWK/Link: https://www.instagram.com/p/B6sFYAOhOWK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RxKxrBSRX/