Home Aktualitet Tronditet Familja Mbretërore, vendimi i Meghan dhe Harryt fyes dhe krejt i papritur
Tronditet Familja Mbretërore, vendimi i Meghan dhe Harryt fyes dhe krejt i papritur
0

Tronditet Familja Mbretërore, vendimi i Meghan dhe Harryt fyes dhe krejt i papritur

0
0

Harry dhe Meghan kanë shokuar gjithë opinionin publik pas vendimit për të hequr dorë nga familja mbretërore dhe të gjitha postet që lidhen me të.

Në një njoftim në instagram, Meghan dhe Harry thanë ndër të tjera se duan të jetojnë të pavarur financiarisht midis Anglisë dhe Kanadasë, duke hequr kështu dorë nga çdo post apo funksion i tyre në Mbretëri.

Por pavarësisht shkëputjes ata thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin Mbretëreshën duke respektuar detyrimin ndaj saj dhe Mbretërisë.

Ky vendim duket se ka qenë totalisht i papritur për Familjen Mbretërore dhe veçanërisht për Mbretëreshën e cila thuhet se është shprehur totalisht e fyer dhe e zhgënjyer për faktin që lajmin e mori vesh nga mediat, ndërsa do të kishte dashur të ishte vënë më parë në dijeni.

https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/

Link: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EACG7HZ75/