Hell’s Kitchen ka shpallur mbrëmjen e djeshme fituesin e këtij edicioni në një finale speciale ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.
Spektakli është çelur me të ëmën e Renatos e cila ishte e ftuar në finale për të provuar gatimet e të birit.
Për ti bërë qejfin deri në fund të ëmës, Renato vendos gjithashtu që të martohet me njërën prej konkurenteve, duke i propozuar në mes të emisionit.
Kristina fillimisht i thotë jo, duke i shpjeguar se nuk i pëlqejnë kuzhinierët dhe se burrin e do artist, por në fund për ti bërë qejfin të ëmës së Renatos vendos të pranojë propozimin e tij.
Në këto momente Renato improvizon një unazë prej brumi dhe në duar një tufë me spinaq.
Kristina vendos unazën dhe më pas hedh tufën e spinaqin siç e do tradita për vajzat beqare.
Ndërkaq gjatë mbrëmjes së djeshme u shpall edhe fituesi i këtij edicioni Françesko Tuku i cili u përball në sfidën finale me një tjetër konkurente Visarra Pirra, duke e fituar sfidën.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Jp9P6EOqe0w
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_J_fnHQGE/