Home ShowBiz Kush janë 5 ikonat që i mungojnë sot Teatrit tonë?
Kush janë 5 ikonat që i mungojnë sot Teatrit tonë?
0

Kush janë 5 ikonat që i mungojnë sot Teatrit tonë?

0
0

Janë disa artistë që kanë dhënë një jetë në skenë, duke luajtur role të cilët janë bërë pjesë e historisë. Ata padyshim që mund të quhen ikona të Teatrit Popullor e pastaj atij Kombëtar.
Sigurisht që edhe sot ka aktorë shumë të talentuar, të cilët japin nga vetja në rolet e tyre. Megjithatë janë disa emra që sidoqoftë nuk do të vijnë më.
Drita Pelingu

drita pelingu

Burimi i fotos: Tv Klan

Ishte një nga mbretëreshat e skenës si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Ajo numëron 150 role në teatër dhe kinematografi dhe është nderuar si “Nderi i Kombit”. U largua nga jeta 3 vite më parë, në moshën 87 vjeçare. A e ka harruar dikush Tanën?

Fatos Sela

Fatos sela
Ishte një aktor i veçantë, që i kushtoi gjithë jetën teatrit. Fillimisht në Fier, e pastaj në Tiranë. Ai u largua nga jeta para 3 vitesh në moshën 65 vjeçare. A e ka harruar dikush Avni Rustemin në “3 krisma në Paris”, po Salierin, rolin e tij të fundit?

Sulejman Pitarka

200px-Sulejman_Pitarka.
Ishte një figurë e papërsëritshme e teatrit dhe kinematografisë. Ai u largua nga jeta para 9 vitesh në moshën 83 vjeçare, por askush nuk e ka harruar rolin e tij të protagonistit “Pjata e drunjtë“.

Burimi i fotos: https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/b/b2/Sulejman_Pitarka..JPG/200px-Sulejman_Pitarka..JPG

Violeta Manushi

Violeta manushi
Ishte një aktore që luante komedinë dhe dramën me një mjeshtëri të pazakontë. Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Ajo u largua nga jeta para 9 vitesh, në moshën 81 vjeçare. A e ka harruar dikush Ollgën, zonjën nga qyteti, apo Teto Ritën?

Burimi i foto: http://image.tmdb.org/t/p/h632/gJI3AyHeUcasAU1tkYTWrTIgWHV.jpg

Roland Trebicka

roland trebicka

I kushtoi një jetë aktrimit si në kinematografi ashtu edhe në teatër. Ai është “Artist i Merituar” dhe numëron role pafund. U largua nga jeta para 3 vitesh në moshën 66 vjeçare. A e ka harruar dikush Jovan Bregun? Shfaqja “Pallati 176”, që theu rekorde shikueshmërie, që ende sot nuk është thyer, me 500 shfaqje në 7 vjet.

Burimi i fotos së Trebickës: https://encrypted-tbn3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSIFeaGaJ5SwLVbOg8DrsUq5_3nifazM9rJC_FmFGLDvVyMkcQQBg

Burimi i fotos në krye: Teatri Kombëtar