Home Aktualitet Prezantohet plani i rihapjes me katër faza, ja orari i lëvizjes nga java që vjen
Prezantohet plani i rihapjes me katër faza, ja orari i lëvizjes nga java që vjen
0

Prezantohet plani i rihapjes me katër faza, ja orari i lëvizjes nga java që vjen

0
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar plani e rihapjes të ndarë në katër faza që do të fillojë zbatimin duke nisur nga java që vjen.

Ajo tha se hapja do të jetë graduale dhe se do të marrë minimumi dy javë kohë nga njëra fazë tek tjetra për të parë ecurinë e përhapjes së virusit.

Manastirliu theksoi se nga java që vjen po shihet mundësia që lëjet e qytetarëve të mos jenë më 90 minutëshe por 2 orë e 30 minuta.

Fillimisht do të hapen ato biznese që kanë më shumë efekt në ekonomi si dhe më pak efekt në transmetimin e virusit.

Ministrja lajmëroi gjithashtu edhe ngritjen e një task force e cila do të monitorojë situatën kryesisht tek bizneset lidhur me zbatimin e masave të higjenës për të mos përhapur më tej virusin.

Manastirliu theksoi se autoritetet kanë gati edhe protokollin e sigurisë që duhet të ketë parasysh çdo biznes qe do të hapet nga java që vjen.

Ndërkaq nëse situata do të përkeqësohet, atëherë sipas Manastirliut parashikohet rikthimi sërish i masave shtrënguese.

Aktualisht në vendin tonë janë mbi 100 vatra aktive të virusit, por deri tani situata është nën kontroll.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/564013660908377/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/564013660908377/