Pas rikthimit me aktorin Romeo Veshaj, këngëtarja Jonida Maliqi është vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Ata të dy i kemi parë shpesh të realizojnë video në Tik Tok ku shfaqen duke realizuar kërcime mjaft të këndshme kombinuar njësoj në veshje me njëri tjetrin.
Këngëtarja dihet tashmë që ka një pasion për tatuazhet dhe madje në fillimet e lidhjes me Romeo realizuan një tatuazh të përbashkët.
Aktualisht ajo ka shtuar një tjetër tatuazh në krah, i cili është mjaft domethënës pasi përfshin dy ndjenja fort të lidhura me njëra tjetrën.
Ajo ka shtruar fjalën “Hate dhe Love” (Urrejtje dhe Dashuri) në ngjyrë të zezë dhe të kuqe duke i shkrirë me njëra tjetrën.
Këngëtarja e ka treguar tatuazhin e ri me një video të postuar në instagram dhe duhet pranuar se është një ide mjaft e veçantë për të realizuar një tatuazh.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B36cjgznx1s/