Miriam dhe Albani janë bërë prindër për herë të dytë disa muaj më parë dhe përveç tyre ajo që gëzon më shumë për vogëlushin Duam është edhe Ameli, vajza e çiftit.
Atë e kemi parë në disa foto e video teksa kujdeset për vogëlushin duke e nxjerrë shëtitje apo duke e përkëdhelur gjithë dashuri.
Së fundmi vogëlushja ka mendur madje ta vëjë në gjumë vëllain duke I kënduar një ninullë.
Në një video të postuar në instagramin e Miriam, dëgjohet në sfond zëri i Ameli e cila po i këndon vëllait “Nina nana, shpirt i motrës..”, me zërin e saj të ëmbël.
Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti, duke i shtuar gëzim familjes, por deri tani në postimet e publikuara në rrjetet sociale çifti është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e të voglit.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA5HJVDF2tI/