E fundit/ ndërron jetë një 59 vjeçar, rritet frikshëm numri i rasteve të reja
Vijon të rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj zyrtar thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 44 raste të reja, 22 prej të cilave në Tiranë, 6 në Krujë, nga katër raste në Shkodër, Kamëz dhe Drrës dhe nga një në Vlorë e Elbasan.
Ndërkaq mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 59 vjeçar nga Lushnja i cili ishte i44 shtruar prej një jave në spital në gjendje të rëndë.
Burime nga Ministria bëjnë me dije se ai ishte vuante gjithshtu edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkaq është rritur edhe numri i personave që po marrin shërbim pranë spitalit infektiv ku aktualisht janë shtruar 52 pacientë, 8 prej tyre në terapi intensive.
Ekspertë të Ministrisë bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm dhe të shmangin grumbullimet.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit numrit të personave të shëruar i janë shtuar edhe 21 persona të tjerë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=wIOrlQdw2tg
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/