Reperja Nicki Minaj dhe partneri i saj Keneth Petty do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin për shtatëzaninë e ka dhënë vetë Nickie e cila ka postuar disa foto shumë të veçanta në instagram ku pozon me barkun e rrumbullakosur.
Reperja duhet të jetë në muajt e fundit të shtatëzanisë teksa në njërën prej fotove tregon se është shumë e lumtur dhe mirënjohëse, ndërsa i falënderon të gjithë për urimet e shumta që i kanë bërë.
Nicki dhe Keneth u martuan pak kohë më parë në fshehtësi të plotë larg vëmendjes së mediave, ndërsa lajmin e dha vetë Nickie pak kohë pasi kishte kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë.
https://www.instagram.com/p/CC3ffwbDEM5/Link: https://www.instagram.com/p/CC3ffwbDEM5/
https://www.instagram.com/p/CC3h-VZjrXv/Link: https://www.instagram.com/p/CC3h-VZjrXv/
https://www.instagram.com/p/CC3k2NZj3kH/Link: https://www.instagram.com/p/CC3k2NZj3kH/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pregnant-woman-wearing-beige-long-sleeve-shirt-standing-near-brown-tree-at-daytime-132730/