Doktori i famshëm i vipave Skerdi Faria është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë e shohim të postojë foto dhe video gjithë humor, ku nuk mungojnë batutat dhe komentet që lidhen kryesisht me punën e tij.
Ai ka treguar herë pas herë se ka një raport shumë të mirë me të bijën Elena Farian e cila mesa duket i paska ngjarë sa i takon humorit dhe batutave.
Dikush e ka pyetur Elenën se sa kohë i është dashur mamit dhe babit për ta bërë aq të mirë dhe ajo është përgjigjur: “30 sekonda, plus 9 muaj”, përgjigjet ajo duke bërë tag të atin.
Skerdi e ka postuar përgjigjen e së bijës në instagramin e tij ndërsa shkruan: “Ai momenti kur goca që i ka bërë kokën me aq mund e djersë, më nxjerr bojën dhe nuk do t’ja dijë për vuajtjet dhe sakrificat e babës”
Komenti i Skerdit dhe përgjigjia e së bijës kanë shkaktuar të qeshura mes miqve dhe ndjekësve të cilët nuk i kanë kursyer komentet me këtë rast.
https://www.instagram.com/p/CEENyd8h1mW/Link: https://www.instagram.com/p/CEENyd8h1mW/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBF2PWGB3Yx/