Rritja e shifrave ditët e fundit, Ministrja e Arsimit tregon si do të veprohet me shkollat
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku ka folur për situatën në shkolla prej pandemisë, masat e marra nga qeveria si dhe skenarët për periudhën në vijim.
E pyetur nga Blendi ajo tha se ekziston edhe skenari i mbylljes së shkollave dhe kryerja e mësimit vetëm online nëse përkeqësohet edhe më shumë situata.
Sipas ministres ky është një vendim që i takon komitetit të ekspertëve.
Nëse ata e shohim të arsyeshme mbylljen e shkollave do të vihet në zbatim skenari i tretë për të cilin Kushi tha se janë marrë të gjitha masat.
Aktualisht klasat nga e para në të pestën si dhe maturantët vijojnë mësimin në shkolla, ndërsa nga klasa e 6 deri në të 11, mësimi zhvillohet i alternuar duke ndërthurur mësimin online dhe atë fizik.
Kujtojmë se komiteti i ekspertëve do të mblidhet nesër dhe pritet të vendosin masat që do të marrin për periudhën në vijim, nisur nga situata aktuale në vend prej pandemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dC5xkPsXXYA&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHP0uaJA1-6/