Home Travel Dëshironi të zbuloni se kush janë ishujt më të shtrenjtë nëpër botë dhe sa kushtojnë ato?
Dëshironi të zbuloni se kush janë ishujt më të shtrenjtë nëpër botë dhe sa kushtojnë ato?
0

Dëshironi të zbuloni se kush janë ishujt më të shtrenjtë nëpër botë dhe sa kushtojnë ato?

0
0

Po afron sezoni veror dhe me shumë siguri shumica prej nesh akoma nuk ka vendosur se ku dëshiron që të kalojë këto pushime verore.
Dëshironi mal apo det, në privatësi apo në zona të populluara, po në lidhje me çmimet, në vende super luksi apo dëshironi më shumë në zona ekonomike.
Në këtë artikull do ju paraqesim ishujt më magjepsës dhe më të shtrenjtë nëpër botë, për ata që adhurojnë luksin dhe bukurinë.

1) Lanai Island, Hawaii
Ishulli i Lanait është një perlë e vërtetë e bukurisë, ai nuk mund të vizitohet dot nga shumë turistë sepse është thjeshtë private.
Shuma e këtij ishulli arrin 600 milion $, prandaj është e justifikueshme fakti qe nuk është shumë ishull i vizitueshëm nga turistë. Ky ishull gjithashtu njihet edhe me emrin tjetër si, ishulli i ananasit sepse në të ka shumë vende me pemë ananasi.

 

2) Lisbon Island, Portugal
Lisbon është ishulli i lokalizuar në qëndër të Portugalisë dhe nuk është shumë i zhvilluar. Në të po behët një plan projektimi për ta zhvilluar por përsëri ky ishull do mbetet zonë private. Çmimi i këtij ishulli është 310 milion $, shumë i shtrenjtë po të mendosh qe nuk është në lartesinë e zhvillimit me ishujt e tjerë por bukuria magjepsëse që ka ky ishull është e rrallë prandaj e bën atë kaq të kushtueshëm.

 

3) Necker Island, British Virgin Islands
Ishullli Necker është konsideruar si një nga ishujt më të bukur dhë të veçantë në këtë zonë. Çmimi i tij arrin deri në 100 milion $ dhe gjithçka aty është private dhe super luksoze.

 

4) Ronde Island, Grenada
Ronde është një ishull i vogël dhe privat, është i lokalizuar në detin e Karaibeve. Çmimi i këtij ishulli është 100 milion $ duke menduar që është shumë i vogël, çmimi është shumë i lartë por nuk mund të krahasohet bukuria natyrore që e karakterizon këtë vend.

 

5) D` Arros Island, Seychelles
Ky ishull i përket Princit Shahron Pahlavi nga Irani i cili e bleu atë në vitin 1975 dhe vazhdon akoma në pronësi të tij. Çmimi për këtë ishull është 94 milion $ dhe është konsideruar si një nga ishujt më të bukur dhë të veçantë të kësaj zone sepse bukuria e natyrës ndërthuret me njëra – tjetrën.

 

6) James Island, Canada
Ishulli James është një nga ishujt më perfekte me bukuri të veçantë natyrorë. Ky ishull kushton 75.1 milion $ dhe përbëhet nga vila lukzose, nga shtëpi private dhe nga shtëpi pishinë.

 

7) Caye Chapel Island, Belize
Ishulli i Caye është një ishull i vogël i lokalizuar pranë qëndrës së Belize. Është një ishull i veçantë nga të tjerët sepse në të mund të kaloni pushimet më të bukura në privatësi sepse relaksi që të fal ky vend është unik. Çmimi i këtij ishulli është 65 milion $ dhe ai ndryshe nga ishujt e tjerë ka dhe mundësi të ndryshme argëtimi si psh: restorante, vende për golf dhe argëtime të tjera.

 

8) Hans Lollik Island, US Virgin Islands
Ky ishull është shumë i frekuentuar dhe i famshëm nga e gjithë bota sepse përveçse për bukuritë e veçanta natyrore pëlqehet shumë edhe për klimën që ka. Ishulli kushton 45 milion $ por çmimi nuk mund të krahasohet me bukurinë magjepsëse që ka ky ishull i vogël.

 

9) Motu Tane Island, Bora Bora, French Polynesia
Ishulli Motu Tane është një ishull i vogël dhe privat i lokalizuar jo shumë larg ishullit të Bora Borës. Është e dizenjuar nga arkitektët më të mirë francezë kjo gjë e bën këtë ishull të kuruar deri në detaje. Ka një kapacitet mbi 20 shtëpi pushimesh dhe të gjitha janë të pozicionuara brënda në det, çmimi që kushton ky ishull është 40 milion $. Nësë kërkoni perfekten në disa ditë pushime atëherë ky është vendi më perfekt.

 

10) Charles Island, Bahamas
Ishulli i Charles është cilësuar si Dubai i vogël me një bukuri përrallore dhe super luksoze. Ky ishull kushton 39 milion $ dhe është shumë i zhvilluar në krahasim me të gjithë ishujt e tjerë. Në këtë ishull nuk mundet që ç’do turistë të mund ta vizitojë, hyrja dhe kalimi i disa ditë pushime në këtë vend magjik është e përzgjedhur.

 

Burimi i lajmit: http://www.mostluxuriouslist.com/top-10-most-expensive-private-islands-in-the-world/

Burimi i fotos kryesore: ©  Pixabay  https://www.pexels.com/photo/waterfalls-near-gray-paved-road-surrounded-by-green-leaf-trees-during-daytime-158398/