Lori Hoxha e ka treguar edhe herë të tjera se ka vuajtur nga ankthi dhe herë pas here i ka ndodhur që të perjetoj sulme paniku të cilat në disa raste kanë qenë shumë të forta.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një prej momenteve kur ka përjetuar sulmin më të keq të panikut, disa vite më parë në dasmën e Sarës.
Ajo tregon se ishte në Milano dhe gjatë një darke filloi të dridhej deri sa në restorant i bie njëri prej shkopinjve nga duart.
Në këtë moment është ndier aq keq saqë është ngritur dhe ka dalë menjëherë ndërsa ka filluar të ecë rrugëve duke qarë.
Kjo gjendje ankthi i zgjati deri në tetor kur ajo u shpërngul në Londër dhe që atëherë ka pasur vetëm dy raste të tjera paniku.
Kjo nuk është hera e parë që Lori ka treguar problemet me ankthin ndërsa në shumë raste madje ka dhënë edhe këshilla se si ta luftojmë atë duke u nisur nga eksperienca e saj personale.
Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/