Home ShowBiz “Produksioni dinte gjithçka”, Tea bën deklaratën shokuese, “Erdhi koha e së vërtetës..”
“Produksioni dinte gjithçka”, Tea bën deklaratën shokuese, “Erdhi koha e së vërtetës..”
0

“Produksioni dinte gjithçka”, Tea bën deklaratën shokuese, “Erdhi koha e së vërtetës..”

0
0

Tea Trifoni një prej vajzave të “Përputhen” ka qenë kryefjala e mediave online prej disa ditësh.

Ajo doli nga “Përputhen” me Andin, por në fakt ka qenë e lidhur me Beartin që në tetor të vitit të kaluar.

Pas zhurmës që krijoi në rrjet e gjithë kjo situatën, Tea ka dalë me një deklaratë ku ka treguar të gjithë të vërtetën e ngjarjes.

Ajo tha se Olsa, autorja e programit ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beartin, madje edhe që ajo do të shkonte në Kosovë me të.

Tea sqaron se edhe Andi ishte në dijeni të gjithçkaje dhe se që të dy do të donin të iknin nga emisioni, por të dy kishin frikë pasi ata që ishin larguar  ishin kërcënuar prej kontratës që kishin firmosur në fillim.

Tea vijoi më tutje duke treguar se Arjani nuk ishte në dijeni të kësaj situate, ndërsa sa i takon fotove ajo sqaron se i ka bërë publike vetë, pasi nuk donte më ta vazhdonte këtë situatë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=y6Dh_AwY8x8&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIn3lF6g-Tw/https://www.instagram.com/p/CHnxNSsAe1s/