Home ShowBiz “Kanë qenë të pakta momentet kur kam qeshur”, Ronela hap zemrën dhe rrëfen për vitin e vështirë
“Kanë qenë të pakta momentet kur kam qeshur”, Ronela hap zemrën dhe rrëfen për vitin e vështirë
0

“Kanë qenë të pakta momentet kur kam qeshur”, Ronela hap zemrën dhe rrëfen për vitin e vështirë

0
0

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka vendosur të hapë zemrën për publikun dhe të rrëfejë vështirësitë e vitit që lamë pas.

Ajo ka treguar se 2020 ishte viti më i vështirë për të dhe momentet kur ka qeshur kanë qenë shumë të rralla.

Ronela e ka nisur rrëfimin e saj me faktin që është larguar së fundmi nga muzika ndërsa rrëfen se jo gjithmonë është e thjeshtë kur ke shqetësime dhe duhet të hiqesh sikur je ok dhe çdo gjë shkon mirë.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu gjatë vitit që lamë pas kanë qenë shumë të lodhshme për të momentet kur i është dashur të sillej sikur çdo gjë është ok.

Në fund rrëfen se e vetmja gjë që na shpërqëndron të gjithëve është muzika, ndërsa ju bën thirrje të gjithëve ta duan veten dhe të bëhen njerëz të mirë.

ronella

Link: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CINiJSfFPii/