Home ShowBiz „Rita e ka marrë veten në qafë“ Reagon Arta pas kësaj deklarate
„Rita e ka marrë veten në qafë“ Reagon Arta pas kësaj deklarate
0

„Rita e ka marrë veten në qafë“ Reagon Arta pas kësaj deklarate

0
0

Arta Bajrami është vënë përballë mediave rozë për një deklaratë të saj të shkruar për Rita Orën. Bëhet fjalë për një këngë të re e Ritës e cila edhe pse e njohur nëpër botë, me famë ndërkombëtare, klikimet ne YouTube kanë qënë shumë pak në krahasim me disa këngë të tjera që artistet në territoret Shqiptare marrin 1 milion për pak orë publikimi.

Kjo deklaratë e saj ka bërë që të marrë dhenë dhe të komentohet pafundësisht por Arta për të mos patur probleme me kolegen e saj dhe për të shuar cdo paqartësi ka dhënë sqarimin e saj në instagram.

Arta shkruan: „Një sqarim lidhur me një postim timin në instagram para disa ditësh.

Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube. Pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) poashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global.
Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë? Dhe pastaj me sarkazëm thash: “Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë”.

Kjo mjaftoj që të më vërsulen me sharje, me fyerje, me nënqmime etj etj. Portalet zgjodhën të përdorin tituj bombastik, duke nxjerr nga konteksti krejt postimin tim dhe Arta brenda natës, në sytë e masës, u bë “kritikuesja e Ritës”.

Çfarë të bëj unë tani? Tu spjegoj njerëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja tu jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.

P.S. Rita për mua, si për shumicën e muzikëdashësve në botë, është një yll që ndriçon fort gjith globin tonë, duke na bërë sidomos neve shqiptarëve një nderë te madh në botë.“

 

arta

Link: https://www.instagram.com/p/CLcubMFD48e/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLCR1FVAKhB/