Home ShowBiz Nga shtatëzania tek planet për martesë, Genta i rrëfen të gjitha
Nga shtatëzania tek planet për martesë, Genta i rrëfen të gjitha
0

Nga shtatëzania tek planet për martesë, Genta i rrëfen të gjitha

0
0

Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh tashmë është në një lidhje me një biznesmen turk.

Ajo dhe Usta janë gjithmonë pranë njëri tjetrit dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto dhe video së bashku, ndërsa zbulojnë gjithnjë e më shumë detaje rreth raportit të tyre.

Së fundmi këngëtarja u përfol për një shtatëzani të mundshme, por gjatë një interviste për emisionin e pasdites në Tv Klan, ajo tha se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se aktualisht ata janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Ndërsa sa i përket planeve për martesë ajo tha se ende nuk e ka marrë një propozim për martesë nga ana e tij, por edhe asaj do ti vijë rradha shumë shpejt.

Genta së fundmi është rikthyer edhe në muzikë me disa projekte e bashkëpunime, ndërsa e shohim të fokusar si në muzikë, ashtu edhe në jetën personale.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MNIkWogxb4g&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/