0
0
Sharon Stone së fundmi ka ndarë disa detaje tronditëse nga jeta e saj personale.
Ajo vite më parë duket se i ka shpëtuar vdekjes për një fije pasi ka marr një goditje në tru.
Në shtator të vitit 2001 aktorja ka pësuar një goditje në tru dhe mjekët i kanë hequr të gjitha shpresat për jetë.
Në një intervistë për “Today Sunday” Stone ka kujtuar se ka telefonuar të ëmën dhe se i ka thënë që të vijë në spital sa më parë sepse gjendja e saj s’ishte aspak mirë.
Aktorja fatmirësisht e ka kaluar këtë situate të vështirë. Sharon shprehet se kjo eksperiencë e ndihmoi që të vlerësonte prioritetet e saj në jetë.