Elvisi, një prej djemve më të përfolur të “Përputhen” është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një debati të ashpër me Arjanin.
Në debatin me këtë të fundit u përdorën tone të larta e madje edhe fyerje, ndërsa Elvisi vendosi të largohej nga spektakli.
Ndërkohë ndërsa ai ka vendosur t’ju përgjigjet fansave, një prej tyre e pyet: “Aman ça e kujtoni veten, të kapeni me Arjanin. Jeni ketu duke I rënë micit me lugë, kur ka dalë në televizor ai”
Elvisi nuk ka hezituar të përgjigjet dhe konkretisht shkruan: “S’ka lidhje mosha në disa gjëra moj motër. Dhe ti me siguri ke qenë duke lidhur atletet kur unë vrapoja, por kjo nuk ta heq të drejtën të japësh mendimin tënd tek profili im. Siç ka thënë Ramizi tek Ezeli, respekti fitohet, nuk të jepet as nga gjinia, as nga mosha, as nga statusi. Ngaqë shumë njerëz mendojnë kështu si ty, kemi shumë gjëra mbrapsht në shoqëri, i vlerësojmë njerëzit vetëm se është filani ai, ka lek ai, është çuni i filanit ai”
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMhyO80hW6q_O4rCbhVMjhYVgLURU-Z7vVuy0k0/