Home ShowBiz Kur djali të ndihmon me pazarin, Andrra nuk mund të ishte më e lumtur
Kur djali të ndihmon me pazarin, Andrra nuk mund të ishte më e lumtur
0

Kur djali të ndihmon me pazarin, Andrra nuk mund të ishte më e lumtur

0
0

Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të dytë disa javë më parë.

Në familjen e tyre erdhi vogëlushi Ayan i cili shtoi e shtoi edhe më shumë lumturinë mes tyre.

Ansi u bë me vëlla të vogël dhe që tani ka filluar të sillet si i rritur duke i ardhur në ndihmë mamit.

Andrra ka ndarë me ndjekësit një video të vogëlushit në supermarket ku ai është duke shtyrë një karrocë, ndërsa po zgjedh gjërat që duhen blerë për t’i ardhur në ndihmë mamit.

“Duke i ndihmuar mamit për Pazar”, shkruan ajo krahas videos ndërsa e shoqëron me një zemër.

Vogëlushi tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.

Edhe emrin e vëllait e zgjodhi pikërisht ai dhe këtë e zbuloi vetë këngëtari Sinan Hoxha duke treguar se emri Ayan ishte përzgjedhja dhe dëshira e Ansit.

Link: https://www.instagram.com/andrradestani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAnxhDTlx7ldRVVmmWqWceWUXgoee2YSp_1uws0/