Lisa Kujofsa është një nga aktoret më të njohura për ekranin tonë. Së fundmi aktorja ka humbur një person të shtrenjtë, motrën e saj të vogël.
Me një postim në Instagram ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo shkruan se motra Ani Kujofsa, sot u nda nga jeta. Kujtojmë se pak vite më parë u nda nga jeta dhe babai i saj, aktori i njohur shqiptar Fadil Kujofsa.
‘Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj. Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!
Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” në drejtim të varrezave të Sharrës- njofton mes lotësh aktorja.
Linku: https://www.instagram.com/p/COtEoFzBvUY/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lisakujofsa/