Home ShowBiz Zbulohet arsyeja mistike, ja pse Aurela Hoxha e mban të fshehtë ardhjen në jetë të djalit
Zbulohet arsyeja mistike, ja pse Aurela Hoxha e mban të fshehtë ardhjen në jetë të djalit
0

Zbulohet arsyeja mistike, ja pse Aurela Hoxha e mban të fshehtë ardhjen në jetë të djalit

0
0

Aurela Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të komentuar së fundmi në rrjet. Shkak i të gjitha polemikave u bënë lajmet se modelja është bërë nënë në fshehtësi të plotë.

U tha se Aurela dhe partneri i saj janë bërë me djalë, megjithatë dyshja vijojnë të heshtin dhe arsyeja qenka më e fortë seç mund ta mendonin.

Burime pranë Aurelës kanë treguar për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Të bërit nënë në fshehtësi është kthyer në një nga trendet e vitit për personazhet e showbizit. Kujtojmë rastin e Tunës që të gjithë u surprizuan me ardhjen në jetë të djalit të dytë pasi këngëtarja nuk kishte zbuluar asnjë detaj se familja e tyre do të zgjerohej.

Linku&Burimi i fotos: https://www.instagram.com/hoxha_aurela/