Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë përfundimisht. Dyshja gati një vit pasi rindezën romancën e tyre të vështirë përsëri gjërat nuk kanë funksionuar mes tyre.
‘Ata u ndanë disa javë më parë’, thotë një burim i Us për 36-vjeçarin themelues të Good American dhe yllin 28-vjeçar të NBA. ‘Ata mbeten miqësorë me njëri-tjetrin dhe do të vazhdojë ti bashkojë vetëm e bija’.
Kardashian dhe Thompson u kthyen së bashku në gusht të vitit 2020. Ata u lidhën për herë të parë në shtator 2016, dhe një vit më vonë, njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Të gjithë miqtë e Khloé e pëlqejnë vërtet Tristanin”, zbuloi një burim më parë në nëntor 2020, duke shtuar se “ata e dinë që Tristan është një djalë i mirë” pavarësisht nga gabimet e tij “të tmerrshme”. Megjithatë nuk mjafton vetëm kaq që një marrëdhënie të funksionojë.
Burimi i fotos: https://www.usmagazine.com/