Home ShowBiz I tha që nuk është burrë, Aristela përballet në studio me Princin
I tha që nuk është burrë, Aristela përballet në studio me Princin
0

I tha që nuk është burrë, Aristela përballet në studio me Princin

0
0

Princi dhe Aristela gjatë emisionit organizuan disa takime së bashku por gjërat nuk ecën mes tyre.

Pak javë më parë në një dalje të saj ish konkurentja bëri një deklaratë të fortë për djemtë e emisionit duke mos i konsideruar burra. Kjo deklaratë e saj u shoqërua me shumë polemika.  Ai që gjithçka e mori personale ishte Princi.

Dyshja janë ftuar në emisionin ‘ABC e pasdites’ për të sqaruar lëmshin e krijuar mes tyre.

‘Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë shumë dhe vazhdon flet keq për ty.  Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim një herë e përgjithmonë’, deklaroi ai, duke shtuar se nëse Aristela kërkon vëmendje dhe followers duhet t’i gjejë diku tjetër.

Nga ana tjetër, ish-konkurrentja tha se deklarata e saj nuk ishte konkretisht për Princin.

‘Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt’, u shpreh ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=IWbkKX0Wm1w

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/?hl=en